Performanca nuk eci si duhet: Me tërë forcën e godet me çekan në kokë – (Video)

Kuriozitete January 19, 2017 - 16:08

Një person me sy të mbyllur dhe me një çekan të madh në dorë, po shkatërronte gjësende përreth tre meshkujve të shtrirë në tokë, por njëri prej tyre e ka pësuar shumë keq, transmeton Zeri.info.

Ky xhirim është realizuar në Indi, ku një person i pa emëruar ka kryer një performancë shumë të rrezikshme. Gjësendet që i shkatërronte me çekan, gjendeshin afër trupit të personave të shtrirë dhe fillimisht me sukses i godiste me çekan.

Mirëpo, pasi ka kaluar në personin e dytë, ai me tërë forcën e ka goditur në kokë. Ai ka filluar të rrotullohet nga dhimbjet ndërsa të pranishmit kanë filluar t’i japin ndihmë. Personi me çekan e kishte hequr mbulesën nga sytë dhe e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë.

Ishte munduar të flasë me të lënduarin, por nuk dihet çfarë i kishte thënë. Më pas kishin arritur edhe mjekët të cilët i kanë ofruar ndihmë të lënduarit, por nuk dihet gjendja e tij./ZERI