Marinari papritmas kthehet për pushime, por kjo nuk ishte befasia e vetme për të dashurën e tij! (Video)

Kuriozitete January 18, 2017 - 13:32

Në një video shihet një marinar i cili ka befasuar të dashurën e tij me një unazë të fejesës, video që ka prekur zemrat e shumë njerëzve, jo vetëm në Amerikë.

Jon Trommer, përcjell Telegrafi, i cili ishte i stacionuar në Stacionin e Marinës në Kaliforni, zbuloi se ai do të jetë në gjendje për të shkuar në pushim më herët se sa pritej.

Këtë gjë ai e përdori edhe si avantazh dhe e befasoi të dashurën e tij, Mandy Wehe, në shtëpinë e prindërve të saj në Parma, Ohio.