Kjo është shqiptarja ndër gratë më me ndikim në botë (Foto)

Kuriozitete January 15, 2017 - 17:17

Është publikuar lista e 250 grave lidere të cilat renditen si më me ndikim në mbarë botën.

E në listën prej mbi 200 grave lidere, shpallur nga Rise Global,  renditet dhe Mirela Xhota – shqiptarja e cila ka pozitën e 214-të, shkruan Richtopia, njofton Klan Kosova.

Image

Mirela Xhota është pjesë e listës së grave lidere më me ndikim në botë në të cilën kryeson Hillary Clinton, Oprah Winfrey, Yoko Ono, J.K, Michelle Obama e disa të tjera të cilat renditen në dhjetëshen e parë të Rise Global.

Por si arriti Mirela Xhota të jetë njëra ndër gratë më me ndikim në botë?

Mësohet se Xhota dikur ka qenë pjesë e administrimit në Ministrinë e Ekonomiksë , Tregtisë dhe Energjisë në Tiranë.

Shqiptarja Mirela Xhota që nga shtatori i vitit 2014-të është pjesë e Financial Times – një nga agjencitë më të mira të lajmeve në botë, njofton Klan Kosova.

Image