A e dini kush është ky person? Përgjigja do t’ju nervozojë, sepse do ta kritikoni më shumë realitetin shqiptar!

Kuriozitete December 10, 2016 - 19:32

Në një rrugë të frekuentuar të Vjenës, sot kanë qarkulluar afro 140 mijë kalimtarë, shumë nga të cilët blerës.

Një nga blerësit, që siç shihet në foto që mban diçka në duar, është edhe një person i veçantë, që quhet Alexander Van der Bellen, transmeton Telegrafi.

Ky është presidenti i porsazgjedhur i Austrisë, në përditshmërinë e tij, si profesor, si qytetar e si politikan në shërbim të popullit.

Dhe, ky person, që do të udhëheq me një nga shtetet më të zhvilluara në botë – me histori të madhe e krenare, politike, ushtarake, shkencore e artistike; shtetin trashëgimtar të një prej superfuqive dhe perandorive më jetëgjata në botë – ecën vetëm.

A vjen kjo ditë te shqiptarët?