Trump shndërrohet në punëtor të thjeshtë në hotelin e tij (Video)

Kuriozitete November 30, 2016 - 15:36

Donald Trump brenda një dite ka kaluar në vendin e punëtorëve, duke kryer punët e tyre brenda hotelit të tij.

Nga pronari i hotelit, ai është shndërruar në bartës valigjesh, shëtitës qeni, kamarier dhe pastrues, transmeton lajmi.net

Këtë siç duket e ka bërë për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të treguar që edhe ai di të kryejë secilën nga punët që i kryejnë punëtorët e tij.

Ai ka ndërruar veshjen për secilën punë që e ka bërë, si dhe ka vendosur doreza të ndryshme.  

Trump ka pasur me vete edhe punëtorët të cilët i kanë qëndruar afër, derisa ai i ka kryer shërbimet e caktuara.

Në videon e mëposhtme do të kuptoni detajisht atë që presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump, ka bërë brend një dite të vetme.