Ish-parukieri tregon sekretin e flokëve të Donald Trump

Kuriozitete November 13, 2016 - 10:29

Flokët e Donald Trump, tashmë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo pak herë kanë qenë në objekt diskutimi.

Një parukier, Amy Lasch 52 vjeç, i cili ka punuar dikur për miliarderin amerikan, ka treguar sekretet sa i përket formës së flokëve të Trump.

"Kur pashë flokët e tij në pjesën e pasme, mendova menjëherë se nuk ishte prerje e një parukieri. Ishte e frikshme. Boja e flokëve nuk ishte në rregull. Ngjyra ishte përhapur në pjesën e sipërme dhe jo në anësore, siç duhet të jetë në fakt. Ishte dikur në rrethin e ngushtë të Trump që kujdesej për flokët e tij, pra ja priste dhe lyente. Ndoshta gruaja apo vajza e tij", thotë ish-parukieri i Trump.

52-vjeçari hodhi poshtë zërat se presidenti i zgjedhur i SHBA përdorte paruke apo se kishte bërë transplant flokësh. /Albeu/