Pas nëntë vitesh dhe 999 nivelesh, lojtari e ka gjetur ‘derën sekrete’ të video-lojës (Foto)

Kuriozitete October 25, 2016 - 09:59

Video-loja ‘Tibia’ është aq e komplikuar, sa që askush deri më tani nuk ka mundur të arrijë deri në fund.

Por, një lojtar i njohur vetëm si Kharsek, ia ka dalë ta gjejë ‘derën sekrete’ pas nëntë vitesh lojë, transmeton Telegrafi.

Ky njeri i panjohur që nuk dihet se nga vjen, i ka kryer me sukses 999 nivelet e parapara, derisa ka dalë para enigmës së fundit.

Image

Mirëpo, me të përfunduar lojën ai është zhdukur pa gjurmë dhe ka marrë me vete edhe sekretin, se si ia ka dalë të fitojë.

“Kjo derë është vendosur që të ngacmohen lojtarët, që të joshen për të vazhduar tutje deri në përfundimin e lojës. Deri më tani nuk kemi pasur fitues, por ja që e kemi një i cili u zhduk” ka thënë Martin Eglseder, një nga themeluesit e lojës.

‘Tibia’ është një nga video-lojërat më të vjetra në internet. Që kur është lansuar më 1997, shumë njerëz e kanë luajtur dhe janë larguar sepse është shumë e komplikuar, por për momentin janë mbi 12 mijë lojtarë aktiv. /Telegrafi/