Fansi i dallon nishanin, shpëton kampionin nga kanceri

Kuriozitete October 22, 2016 - 17:13

Një fans syshqiponjë i ka shpëtuar jetën fituesit olimpik të medaljes së artë, Mack Horton, pasi vuri re nishanin e rrezikshëm në kraharorin e 20 vjeçarit.

Notari, i cili fitoi garën 400 metra të stilit të ri në Rio 2016, postoi një foto në Instagram këtë të premte ku tregoi se i ishte nënshtruar një operacioni në Melbourne për të hequr nishashin.

Ai gjithashtu pranoi se ndërhyrja u bë vetëm pasi një mbështetës kontaktoi me skuadrën australiane olimpike të notit përmes e-mailit për të ngritur alarmin se Horton rrezikohej nga kanceri në lëkurë.

“Faleminderit personit që i dërgoi email doktorit të skuadrës së notit dhe më sugjeroi të kontrolloja nishanin. Thirrje e mirë. Shumë thirrje e mirë” shkruan ai krahë fotos ku shfaqet me kraharor të fashuar.

Imazhet e 20 vjeçarit në kompeticione vitet e fundit tregojnë se si me kalimin e kohës nishani i ishte zmadhuar dhe kishte marrë ngjyrë më të errët.

Image
Image
Image