Truk gjenial: Kurrë më nuk do të keni këpucë të lagura! (Video)

Kuriozitete October 22, 2016 - 17:12

Mbroni këpucët, çantat por edhe aparatet mobile nëpër mot me shi.

Në ditët e vjeshtës me shi problem më të madh shpesh na paraqesin jo vetëm këpucët e lagura, por edhe çantat.

E gjitha që ju duhet të pengoni lagështinë është dylli i bletëve, nëse nuk e keni, mund t’ju shërbejë edheqiri më i thjeshtë.

 Procedura është shumë e thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Me qiri fërkoni këpucët ashtu që në to të mbetet një shtresë e hollë. Pastaj shkrini me tharëse flokësh, duke aktivizuar në temperaturën më të madhe.

Në fund prisni disa çaste dhe këpucët do të jenë të gatshme t’i mbathni nëpër mot me shi.

Në këtë video shikoni se si saktësisht bëhet kjo: