Doktorët u shokuan kur e panë: I porsalindur, por që duket si 80 vjeç (Foto+16)

Kuriozitete September 29, 2016 - 14:59

Një foshnje e seksit mashkull i cili ka lindur me një sëmundje të rrallë, e bën atë të duket si 80 vjeç. Ai ka lindur në Magura, Bangladesh dhe trupi i tij është i rrudhur dhe ka një pjesë të kurrizit me qime të trasha në shpinë.

Doktorët vendas u shokuan kur e panë dhe u përpoqën të gjenin shkakun e plakjes së tij. Ata besojnë se ai ka “Progeria”.

Kjo sëmundje e cila prek një në katër milionë veta shpesh kufizon fëmijët nga një jetë normale dhe bën që trupi i tyre të plaket më shpejt se zakonisht.

Prindërit e djalit janë shumë të lumtur që ai ka lindur i shëndetshëm. Babai i tij Patro tha: “Duhet të falënderojmë Zotin.

S’kemi pse të mos jemi të lumtur për pamjen e tim biri. Ne kemi dhe një vajzë dhe tani jemi bërë katër veta në familje. Ç’mund të kërkojmë më shumë”?.

Patro dhe gruaja e tij Parul, kanë pasur vizita të shumta në shtëpi për shkak se njerëzit ishin kuriozë të shikonin si dukej djali i tyre. Mjekët në spitalin lokal ku lindi vogëlushi kanë siguruar familjen se fëmija do të jetojë të paktën tani për tani.

Familja e tij mbetet pozitive për rritjen e shëndetshme të të birit, pavarësisht se shumica e këtyre fëmijëve  të lindur me këtë sëmundje nuk e kalojnë moshën më shumë se 13 vjeç.

Image
Image
Image