Gjeorgji: Grushtohen kandidatët për deputetë “live” në emision (Video)

Kuriozitete September 27, 2016 - 21:41

​Dy kandidatë për deputetë janë përplasur fizikisht gjatë një debati televiziv në Gjeorgji.

Kandidatët nga Lëvizja Demokratike dhe Partia Industrialiste ishin ftuar të debatonin për platformat e tyre në zgjedhje, por debati ka degjeneruar shumë shpejt në konflikt fizik.

Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi dy deputetë të tjerë nga të njëjtat parti u përplasën fizikisht në një tjetër studio.