NASA: Fakte të reja për ekzistimin e ujit në Evropën e Jupiterit

Kuriozitete September 26, 2016 - 23:28

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka publikuar sonte disa “të dhëna befasuese për aktivitetin” në hënën më të madhe të Jupiterit.

Teleskopi Habl ka gjetur të dhëna për ekzistimin e oqeaneve të mbushur me ujë nën koren e akullit të thellë disa kilometra në Evropë, njërën nga hënat e planetit Jupiter, transmeton lajmi.net.

Tashmë është e ditur që kjo hënë ka oqean nëntokësor i cili mund të jetë komponent i zhvillimit të jetës.

Williams Sparkes nga Instituti Hapësinor për shkencën e teleskopëve në Baltimor ka thënë gjatë konferencës që shkencëtarët ka një kohë të gjatë që pyesin se a ka jetë jashtë Tokës.

LEXO EDHE: Ky është taksisti shqiptar i fiksuar pas Donald Trump, bëhet lajm në gjithë botën (Foto)

“Në tokë jetë ka atje ku është energjia, uji, ku janë materiet ushqyese, kështu që kemi interes të vecantë nga vendi që përmban ato kushte, kurse Evropa pikërisht mund të jetë ai vend”, ka thënë Sparkes.

Ai ka shtuar se zhvillimet e sotme e kanë rritur besimin se si uji dhe materiet tjera ushqyese nga oqeanët e fshehur në Evropë, mund të gjenden edhe në sipërfaqe dhe se si NASA do ta shqyrtojë mundësinë e aterimit në këtë satelit të Jupiterit për të kryer hulumtime shtesë.