Prezantueses së BBC i ndodh diçka e pazakontë gjatë transmetimit 'live' (Video)

Kuriozitete September 19, 2016 - 21:25

Prezantuesja e BBC ka mbetur e habitur, kur gjatë transmetimit live para syve të saj u shfaq një grerëz gjigante e cila për pak sekonda e hutoi derisa po epte lajmet.

Gazetarja Emma Cameron ishte duke dhënë lajmet në emisionin e mëngjesit, kur një insekt gjigant pushton studion e BBC-së, transmeton Telegrafi.

Në fakt insekti nuk ishte edhe aq i madh, por për shkak se ishte fokusuar para objektivit të kamerës, ai dukej tejet gjigant sa që shikuesit kanë mundur të mendojnë se do ta sulmojë gazetaren.

LEXO EDHE: Zbulohen sekretet e mumies më të vjetër në Evropë (Foto)

Në videon e publikuar në internet, mund të shihet grerëza duke rreth kokës së gazetares Cameron, e cila fillimisht nuk e dinte se çfarë ishte duke ndodhur.