Përse kaq shumë tërmete në Mesdhe?

Kuriozitete September 12, 2016 - 16:30

Rajoni i Mesdheut është shumë aktiv për shkak të përplasjes së pllakës kontinentale afriko-euroaziatike

Të dielën, Shkupin e ka goditur edhe një tërmet i fuqishëm, ndërsa tërmeti është dëgjuar edhe në Prishtinë, dhe disa vende tjera.

Por, pse ndodhin kaq shumë tërmete në rajonin e Mesdhe? Duket se kjo pjesë e Evropës do të përjetojë edhe shumë tërmete tjera.

Janë analizuar tërmetet të cilat për disa muaj kanë dridhur Maqedoninë dhe janë ndier në shumë qytete, ku një herë brenda 24 orëve janë ndier diku 30-40 dridhje të lehta si tërmete, shkruan agjencia e lajmeve nga Maqedonia, ‘Zhurnal’.

Rajoni i mesdheut është shumë aktiv për shkak të përplasjes së pllakës kontinentale afriko-euroaziatike. Pllaka kontinentale afrikane lëviz nga veriu me shpejtësi prej 4-10 mm në vit me çka përplaset me pllakën euroaziatike.

Kjo përplasje ka nisur para 50 milionë viteve dhe është e lidhur me mbylljen e detit Tetis që sot quhet Mesdheu. Shkak për këtë lëvizje dhe përplasje bëhet e ditur se ka lëvizje edhe në koren nëntokësore.

Më tej sqarohet se dridhjet më të forta sizmike në mediteran kanë ndodhur në tërmetet e fuqishme në jug të Greqisë nga Peleponezi deri në Krit e më pas edhe në veri-perëndim të Turqisë dhe në zonën jugore të Italisë.

Në këto rajone janë parë tërmete të fuqishme si ai i vitit 1903 në Kritera me 8.2 shkallë, më pas tërmeti i vitit 1926 në Todos 7.8 shkallë, si dhe ai i vitit 1999 në Izmir afër Stambollit me 7.6, ku humbën jetën 17 mijë njerëz.