Pasi u shpall i vdekur dhe hiri i trupit të djegur iu dorëzua familjes, burri shfaqet para dyerve të shtëpisë (Video)

Kuriozitete August 30, 2016 - 14:36

Një familje ka mbetur e tronditur, kur gjyshi i asaj shtëpie u gjet nga policia një muaj pasi e kishin ndjekur nga afër ceremoninë e djegies së trupit të tij.

Miguel Angel Gomar De Luna 74-vjeç, kishte ikur nga shtëpia e pleqve për t’u argëtuar në një lokal ku shërbehet ekskluzivisht alkooli, ku u kishte lypur njerëzve të holla në mënyrë që të blejë më shumë pije alkoolike.

Por pas një muaj kërkimi në dimrin e ftohtë, zyrtarët policorë u kanë telefonuar familjarëve të tij për t’ia kumtuar lajmin e hidhur se kishin gjetur një trup të dekompozuar që përputhej me përshkrimin e tij.

Policia ia kishte treguar një fotografi të bijës së tij Lucero Gomar Ramos, ku trupi i pajetë ishte në gjendje të keqe dhe mezi arrinte të identifikonte babanë e vet.