Shkencëtarët më në fund shpjegojnë fenomenin “déjà vu”

Kuriozitete August 24, 2016 - 14:21

Shkencëtarët kanë zbuluar një shpjegim të ri për një nga fenomenet më të veçanta të trurit tonë, deja vu.

Profesori skocez Akira O’Connor thotë se është një “anomali në Matrix”, një fakt që bëhet vetë nga truri ynë, transmeton lajmi.net.

Connor ka kryer një seri eksperimentesh ku ka përfshirë induksione artificiale të deja vu.

Për ta bërë më të kuptueshme, ai përdori tri fjalë: jastëk, krevat dhe natë, ku ambienti përreth nuk ishte për gjumë.

Pasi u thanë këto fjalë pjesëmarrësve të këtij studimi, hulumtuesit i pyetën ata nëse kanë dëgjuar fjalën që fillon me “gj” pra gjumi, por përgjigja ishte negative.

Megjithatë, më vonë kur ata bënë të njëjtën pyetje të gjithë u përgjigjën që kanë dëgjuar fjalën “gjumë”.

Truri i pjesëmarrësve interpreton kujtimet e tyre duke i bërë të ndjejnë një moment tepër të fortë të deja vu.

Kur u është bërë një fotografi në rezonancë, është parë se zonat më aktive të trurit kanë qenë tek ata që janë përgjegjës për marrjen e vendimeve e jo kujtimeve.

Connor, ka supozuar se këto zona të trurit krijojnë ndjenjën e deja vu, sepse ndiqen kujtimet tona dhe kërkohen gabime në to.

Kur gjendet një mospërputhje, përjetohet një ndjenjë sikur ai moment që po e përjeton tani ka ndodhur edhe më herët.

Duhet të mblidhen ende shumë fakte deri sa kjo teori të jetë e sigurt, por në qoftë se është e vërtetë, fenomeni deja vu do të bëhet i zhdërvjelltë.

Kjo do të thotë se truri ynë kontrollon cilësitë dhe kujtimet tona që janë në mospërputhje me atë çka ne kujtojmë dhe çka mendojmë që po bëjmë.