Kosovarët më shumë e preferojnë aeroplanin se trenin

Kuriozitete August 24, 2016 - 13:39

Gjatë këtyre muajve qytetarët tanë e kanë rralluar udhëtimin me tren, numri I pasagjervë që e kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 25 mijë, kjo shifër e krahasuar me vitin e kaluar ka rënë për 58 përqind.

“Transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2016 është 21 mijë ton, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur ulje për 89.47%”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statsitikave të Kosovës.

E përderisa kosovarët ju kanë larguar udhëtimeve me tren ata i kanë bërë më të shpeshta udhëtimet ajrore, numri i fluturimeve për tremujorin e dytë është 1 mijë e 676. Kështu duke e krahasuar me vitin e kaluar del se për 9 përqind ka rritje të fluturimeve.

Ndërkohë numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 426 mijë, e në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 2 - 2015) ka rritje për 12.05%.