Prekëse: I pastrehu jep paratë e fundit për “vajzën e sëmurë”! (Video)

Kuriozitete August 24, 2016 - 10:29

Në botën në të cilën jetojmë çdo ditë jemi dëshmitarë të numrit të madh të njerëzve të pastrehë në rrugë.

Madje ka raste kur njerëz të cilët dikur kishin pasur një jetë normale, brenda natës janë bërë të varur në mëshirën e të tjerëve.

Eksperimenti social në videon e mëposhtme tregon një bloger të njohur dhe një të pastrehë, përcjell Telegrafi.

Derisa i pastrehu po flinte, blogeri i ka vënë paratë tek qesja e tij, dhe pas kësaj e ka regjistruar reagimin e tij.

Njeriu i pastrehë qau nga gëzimi, sepse për të ato para ishin si një dhuratë nga qielli, dhe ai shkoi në një dyqan aty pranë për të blerë vetë një jastëk dhe një thes gjumi.

Menjëherë pas kësaj, blogeri përsëri afrohet tek i pastrehu dhe aktron gjoja se po fliste me dikë në telefon, të cilin po i thoshte se po i nevojiteshin disa para për të blerë ilaçe për vajzën e tij të sëmurë.

E reagimi i të pastrehut kishte lënë pa fjalë, çdokënd që e ka parë videon. /Telegrafi/