Nusja shqiptare arratiset nga dasma, nuk keni për ta besuar se me kë e ka tradhtuar burrin

Kuriozitete August 22, 2016 - 16:34

Vitet e fundit gjithmonë e më shpesh po kthehet në një lloj mode fakti që femrat lënë dhëndrin në altar ditën e dasmës dhe largohen me dikë tjetër. Ky është një fenomen i përsëritur në qytete e fshatra të ndryshme të Maqedonisë e përgjithësisht ndodh në ato martesa që bëhen me shkuesi.

Portali Shqipmedia shkruan ditën e sotme se në një fshat në Gostivar, të cilit për arsye etike portali thotë se nuk ia ka përmendur emrin, vajza është larguar ditën kur do të bëhej nuse.

Por kjo nuk është me e keqja. Ajo jo vetëm që nuk e ka dashur bashkëshortin e ardhshëm,por edhe e ka tradhtuar atë me një njeri shumë të afërt.

Vajza është arratisur nga dasma me dajën e djalit me të cilën do të martohej, që praktikisht ishte dashnori i saj. Ahengu i organizuar nga dhëndri nuk është anuluar por përkundrazi, babai i dhëndrit ka kërkuar nga mysafirët që të  vazhdojnë të kërcejnë pasi familja e tij ka shpëtuar nga “bushtra”, e cila në të ardhmen do të shndërrohej në kancer për atë familje.

Në lidhje me këtë fenomen vlen të përmendet se vetëm një restorant në një fshat të komunës së Bogovinës të rajonit të Tetovës këtë vit janë anuluar 17 dasma të rezervuara.