Gjyshja qan nga gëzimi, me befasinë që ia bëri nipi (Video)

Kuriozitete July 30, 2016 - 18:30

Djaloshi nga Britania e Madhe, ka gjetur një mënyrë unike për ta befasuar gjyshen në 86-vjetorin e lindjes së saj.

David Goodings e ka ftuar gjyshen për një xhiro me veturë. Por, derisa ata po dëgjonin ‘radio’, muzika ndalon dhe prezantuesi kërkon vëmendje, për një ‘lajm me rëndësi’, transmeton Telgrafi.

Në fakt, ky është një montim që të duket kinse është kanal i radios, sepse e tëra është e incizuar nga Goodings. Ai i ka përmbledhur urimet nga familjarët, që ia urojnë gjyshes ditëlindjen.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni gruan që nuk ndalon së qari me urimet që i merrte nga të afërmit e saj.

Për një moment kur duket se gjithçka mbaroi, ajo e merr urimin nga vëllai saj që ndodhet në Australi, të cilin nuk e ka parë në dy vitet e fundit. /Telegrafi/