A e dini se çfarë dite është sot?

Kuriozitete July 30, 2016 - 10:19

Dita Botërore Miqësisë, pavarësisht se festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme, zyrtarisht daton më 30 korrik.

Telefononi shokut tuaj, ftojeni për kafe apo për të dal sepse sot është dita e shoqërisë. Në këtë ditë kremtohet për të gjithë shoqërinë që ju duan ndonëse nuk keni lidhje gjaku.

Data 30 korrik u zgjodh si datë për të kremtuar këtë ditë nga OKB. Në 30 korrik të vitit 1958, u propozua Dita Botërore e Miqësisë.

Fillimisht kjo ditë u përdor për qëllime biznesi, për ato industri të prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre, por avancimi i shkencës, zhvillimi i teknologjisë që ka sjell një mbipopullim të rrjeteve sociale, nuk lë më nevojën e përdorimit të kartolinave.

Pavarësisht se atëherë komercializmi nisi ta hidhte poshtë këtë ditë, duke e cilësuar si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore./noa.al