50 kafshë kanë ngordhur nga uria në një nga kopshtet më të mëdha zoologjike të Venezuelës

Kuriozitete July 28, 2016 - 13:39

Rreth 50 kafshë kanë ngordhur nga uria në një nga kopshtet më të mëdha zoologjike të Venezuelës nga mungesa e vazhdueshme e ushqimit raporton “The Independent”.

Kafshët në kopshtin zoologjik “Caricuao në Caracas” kanë ngordhur brenda gjashtë muajve të fundit, ndërsa shumë kafshë, përfshirë këtu derra Vietnamezë, lepuj dhe zogj, nuk kam ngrënë për dy javë.

Marlene Sifontes, udhëheqësja  e agjensisë së parqeve shtetërore, “Inparques”, tha se më shumë kafshë ishin në rrezik të madh në të gjithë vendin.

Ndërkohë që në “La Laguna”, një park në shtetin perëndimor të Tachira, administratorët po kërkojnë donacione nga bizneset lokale për të ushqyer kafshët e tyre.