Holandezët më të gjatët në botë (1,83), guatemalaset më të shkurtrat (1,49)

Kuriozitete July 26, 2016 - 21:01
Një studim i publikuar sot përcaktoi kombet më të gjatë dhe më të shkurtër në botë, ku bie në sy gjatësia mesatare e holandezëve (1,83 metra) dhe shkurtësia mesatare e grave guatemalase (1,49 metra).

Ndërkohë, gratë më të gjata janë letonezet (1,7 metra), një centimetër më të gjata se burrat më të shkurtër, të cilët janë ata të Timorit Lindor, sipas këtij studimi.

Kërkuesit në Imperial College në Londër analizuan të dhënat nga më shumë se 200 vende për të vlerësuar gjatësinë e njerëzve të lindur mes viteve 1896-1996.

LEXO EDHE: Komediani i cili imiton në mënyrë perfekte Mr. Bean (VIDEO)

“Të qenit i gjatë ka lidhje me jetëgjatësinë, arsimimin dhe të ardhurat”, thonë autorët në studimin e tyre.

Me rezultatet e arritura, studjuesit duan të kenë një pamje të shëndetit të çdo kombi gjatë 100 viteve të fundit, ku gjatësia ka lidhje me popullsitë më të shëndetshme.

Rritja më e ndjeshme është parë te gratë koreanojugore dhe burrat iranianë, që janë rritur mesatarisht 20,2 dhe 16,5 centimetra, ndërkohë që ndryshime të vogla janë vënë re në vendet afrikane subsahariane dhe në Azinë e Jugut./ a.jor.