A e dini çfarë ndodhi pas kësaj fotografie?

Kuriozitete July 25, 2016 - 23:04

Kjo fotografi e një luani të tërbuar u bë nga Atif Saeed pak sekonda para se ta sulmonte, ka treguar fotografi.

Saeed, një fotograf i natyrës, dëshiroi të shfaqte “karakterin dhe statusin” e një luani – kështu që ai shkoi në një park kafshësh në Lahore, Pakistan.

“Isha ulur para tij pranë veturës sime dhe dera e veturës ishte e hapur. Isha ulur në tokë pak metra larg, dhe ai po më trajtonte si prenë e tij”, tha ai për Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Pasi Saeed e bëri këtë fotografi, ai kërceu prapa në veturën e tij për të shpëtuar.

LEXO EDHE: Tigri tërheq zvarrë gruan në një park (Video, +18)

“Luani në mënyrë agresive kërceu drejt meje dhe unë thjeshtë u gjuajta në veturën time”, tha ai.

“Tani kur mendoj për këtë, nuk mendoj se do të isha në gjendje ta bëja përsëri. Ishte një takim shumë i afërt”, shtoi ai.