Poeti Lulzim Tafa, fitues i ēmimit tė parė pėr letėrsi “Ramadan Sinani”

Poeti Lulzim Tafa, fitues i ēmimit tė parė pėr letėrsi “Ramadan Sinani”

SHPËRNDARJE

19 Nėntor 2015 • 14:18 •

Shoqata e Botuese e Shqiptarëve në Maqedoni, në kuadër të Panairit të Librit “Tetova 2015”, për këtë vit çmimin “Ramadan Sinani” ia ndau poetit nga Kosova, Lulzim Tafa.

Çmimi “Ramadan Sinani” u nda nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Poeti Tafa duke pranuar çmimin ka thënë se janë dy arsye që e bëjnë të ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar me këtë çmim. “E para se ky çmim ndahet në një festë të librit këtu në Tetovë, e që për ne kosovarët, Tetova ka qenë dhe mbetet dashura jonë e madhe, dhe tjetra për faktin se ky çmim e mban emrin e poetit dhe intelektualit të shquar Ramadan Sinani, me veprat e të cilit jam njohur si student…”, ka thënë ndër të tjera Tafa.

Kryetari i jurisë Salajdin Salihu, gjatë arsyetimit të dhënies së çmimit ka thënë se poeti Lulzim Tafa ka arritur të krijoj një vepër poetike ku ndjehet magjia gjuhësore. “Lirikat e tij shquhen për ekonomizimin e skajshëm të fjalëve, shpeshherë poezitë e tij janë sentenciale, e herë pas here me kthesa befasuese dhe mbresëlënëse”. Përveç përfaqësuesve të institucioneve, me rastin e ndarjes së çmimit morën pjesë edhe shumë dashamirë të librit dhe kulturës në përgjithësi.