U shfaq premiera e dokumentarit “La Bohéme”, kushtuar aktorit Faruk Begolli

U shfaq premiera e dokumentarit “La Bohéme”, kushtuar aktorit Faruk Begolli

SHPËRNDARJE

04 Qershor 2015 • 19:02 •

Në një ceremoni solemne të organizuar mbrëmë në ambientet e Universitetit AAB, u shfaq premiera e filmit dokumentar “La Bohéme”, kushtuar jetës dhe veprës së aktorit të madh, Faruk Begolli, të punuar nga studentët e vitit të tretë, të Fakultetit Komunikim Masiv dhe Gazetari, drejtimi Produksion, në kuadër të lëndës “Dokumentar televiziv”, te mësimdhënësja Burbuqe Berisha.

Filmi “La Bohéme” është punuar në formën narrative, të kombinuar me materiale arkivore, ndërsa janë intervistuar edhe familjarë, shokë, ish-studentë të aktorit të ndjerë, ku në mënyrë kronologjike tregohet jeta dhe vepra e prof. Faruk Begollit në rrafshin personal dhe profesional.

Në premierën e dokumentarit përveç miqve, njohësve të kinematografisë, studentëve dhe profesorëve të këtij institucioni, morën pjesë edhe familjarë të Begollit.

Image

Rektori i Universiteti AAB, prof. dr. Lulzim Tafa, duke e vlerësuar lart punën e studentëve dhe të mësimdhënëses Burbuqe Berisha, tha se për jetën e Faruk Begollit më shumë flet vetë dokumentari i punuar me një vullnet të madh nga studentët.

Mësimdhënësja Burbuqe Berisha, tha se“La Bohéme” nuk është dokumentari i vetëm që e kanë punuar studentët, ka një numër të madh punimesh e që ia vlejnë, ku trajtohen tema kryesisht intriguese për shoqërinë tonë në zhvillim.

“Është një brez i ri i studentëve që me të vërtetë kanë shumë zgjuarsi të prodhojnë filma dokumentarë. Kjo është një rezultat i mirë, që deri vonë nga mundësitë e mira që krijon Universiteti AAB për studentët, duke ofruar të gjitha kushte për prodhimin e filmave”, tha Berisha.

Image

Pas shfaqjes së dokumentarit, motra e Farukut, Asliha Begolli, u shpreh shumë e kënaqur me dokumentarin, ndërsa përgëzoi studentët për punën e bërë, duke i uruar ata edhe për realizime të tjera. 

Ajo falënderoi Universitetin AAB dhe profesoreshën Berisha, për inkurajimin e studentëve deri në realizimin e dokumentarit.

Edhe autorët e dokumentarit u shprehën të lumtur që patën rastin ta shfaqin punën e tyre në ekran të madh dhe në prezencë të një audience të tillë.

“ Kur kemi filluar me punua për dokumentarin për Faruk Begollin, kishim aq shumë material, sa që mendonim se nuk do të kemi mundësi ta përmbledhim, por me ndihmën e Universitetit AAB, me ndihmën e profesoreshës Burbuqe, me ndihmën e familjes dhe me ndihmën e të gjithë atyre që i kemi intervistuar kemi arritur ta përmbledhim sadopak veprimtarinë e tij”, tha studenti Gent Jetullahu, skenarist dhe regjisor i dokumentarit.

Image

Në realizimin e dokumentarit “La Bohéme”, u angazhuan studentët Valdrin Fetahu dhe Gent Jetullahu si producentë dhe skenaristë, Liridon Zejnullahu montazher, Isa Bajrami asistent kamere dhe udhëheqës teknik  si dhe Egzon Surkishi për zërimin.

Të gjithë studentët e përmendur e falënderuan Universitetin AAB, që u ka dhënë mundësinë dhe kushtet nga më të mirat, pastaj stafin e përzgjedhur akademik, dhe profesoreshën e tyre Burbuqe Berisha.

Dokumentari  “La Bohéme”, kushtuar jetës dhe veprës të aktorit të madh shqiptar Faruk Begollit, u mbështetet nga Universiteti AAB, dhe u shfaq në kundër të manifestimit “Ditët e AAB-së” 2015”.

Image
Image

 

Komentet

comments powered by Disqus