Michelle Obama publikon autobiografinë e shumëpritur

Kultura November 16, 2018 - 10:11

Michelle Obama, avokatja dhe ish-Zonja e Parë Amerikane, nxjerr në tregun e librave autobiografinë e shumëpritur me titull “Becoming”. Në këtë autobiografi rrëfehet shumë rreth marrëdhënies private mes Michelles dhe ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama, shkruan sot gazeta "Zëri".

Në autobiografinë e saj Michelle rrëfen se si ky çift ka arritur t’i përballojë dhe t’i transformojë vështirësitë me anë të terapisë në çift. Zgjidhja për problemet e pashmangshme në jetën në çift sipas Michelles është puna reciproke konstante me njëri-tjetrin në funksion të mbarëvajtjes së marrëdhënies.

Një marrëdhënie është e përbërë nga alkimia e tri zonave: zona e bashkëndarjes, zona e kompromisit dhe zona që nuk ndahet bashkërisht. E para sipas Michelles përfshin idealet, objektivat dhe domethëniet ku bëjnë pjesë konceptimet në lidhje me çiftin, stilin e të jetuarit dhe angazhimin social.

Ndërsa në zonën e kompromisit hyjnë të gjithë faktorët që në grada të caktuara mund të ndezin fitilin e debateve. Dhe në fund zonat që nuk mund të ndahen bashkërisht janë ato që e kanë origjinën tek interesat personale të zhvilluar përpara takimit dhe krijimit të lidhjes. Për Michellen është shumë e rëndësishme që shprehja e diferencave në çift të shërbejë si pasurim i ndërsjellë për secilin. Pra, mesazhi kryesor i “Becoming” është që puna në çift nuk duhet të reshtë kurrë. Zëri