'Breaking bad' vjen edhe në versionin e filmit

Kultura November 10, 2018 - 12:28
Lexo tjera detaje

Një film i bazuar në serialin e famshëm “Breaking bad” do të realizohet së shpejti. Lajmi është konfirmuar nga ylli i këtij seriali, Bryan Cranston, në programin e famshëm televiziv “The Dan Patrick Show”. “Po, është e vërtetë se një film, që do të jetë version i serialit ‘Breaking bad’, do të realizohet, por unë nuk e kam lexuar skenarin dhe nuk e di a do ta shohim  Walter White edhe në këtë film”, ka thënë Cranston.

Drama e AMC-së për një mësues që kthehet në tregtar të drogës u realizua dhe u transmetua nga viti 2008 deri në vitin 2013. Cranston tha se do të ishte absolutisht i interesuar ta jetësonte sërish rolin e tij dhe të punonte sërish me krijuesin Vince Gilligan, të cilin Cranston e quajti “një gjeni”. “Është një histori e mrekullueshme dhe ka shumë njerëz që mendonin se dëshironin të shihnin ndonjë lloj përfundimi për disa nga këto histori që mbetën të hapura në fund dhe mendoj se ky film mund t’i japë këto përgjigje”, tha Cranston.

Ende nuk është dhënë ndonjë datë zyrtare se kur filmi do të prezantohet para publikut.