Veseli-punonjësve të institucioneve të kulturës : Ua mbajta premtimin për rritjen e pagave

Kultura November 07, 2018 - 16:01
Lexo Detajet

Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka pritur sot në një takim një pjesë të artistëve, punonjësve të institucioneve të kulturës dhe atyre të trashëgimisë kulturore, ka bërë të ditur ai përmes një njoftimi në Facebook.

Në këtë takim që erdhi pas vendimit për rritjen e pagave të këtij komuniteti, Veseli sot e ka kumtuar lajmin që nga ky muaj pagat janë rritur për 50 %, transmeton zeri.info

Ai po ashtu ka përgëzuar ministrin Kujtim Gashi për punën e tij./ZERI