Kultura

Galeria 'Qahili' thërret shkrimtarët për ekspozitën “Hijet e bardha”

Galeria 'Qahili' thërret shkrimtarët për ekspozitën “Hijet e bardha”
06 nëntor 2018 • 10 : 19

Përmes një njoftimi për medie galeria “Qahili” fton të gjithë shkrimtarët nga vendi e nga rajoni të aplikojnë për ekspozitën “Hijet e bardha”. “Edhe ky edicion organizohet për nder të festave të fundvitit, mirëpo këtë vit do të festohet me poezi të ndryshme të shkrimtarëve që vijnë nga Ballkani. Të gjithë të interesuarit mund të marrin më shumë informata dhe të aplikojnë në ‘galeriaqahili.com’. Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 24 nëntor 2018”, thuhet në njoftimin për medie, shkruan sot gazeta "Zëri".

Hapja e ekspozitës “Hijet e bardha” me poezi e festës së shkrimtarëve do të jetë më 1 dhjetor 2018. “Hijet e bardha” është një aktivitet artistik e më specifikisht një festë për festat e fundvitit, i cili organizohet nga galeria “Qahili”.

“‘Hijet e bardha’ është një metaforë për ta përshkruar artin si diçka të dëlirë, të pastër dhe madhështor. Vetë hija është gjigante, është një iluzion i cili nuk është asnjëherë e njëjtë. Edhe pse ‘Hijet e bardha’ nuk i shohim, ato janë gjithkund. Mu për këtë arsye veprat e artit përmbajnë një sharmë dhe e mahnitin publikun”, përfundon kështu njoftimi i galerisë. Zëri

© zëri.info