'Bohemian Rhapsody', kampion i shitjes së biletave

Kultura November 06, 2018 - 10:17

Filmi “Bohemian Rhapsody” dhe “20th Century Fox” të Freddy Mercuryit janë tani për tani kampionë të botës. I publikuar së fundmi filmi “Bohemian Rhapsody” kryeson tabelat e shitjes së biletave me rreth 50 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe me 141.7 milionë dollarë në nivel global. Në anën tjetër në medie thuhet se Freddie sfidoi stereotipat për t'u bërë një nga artistët më të dashur në planet. Filmi ndjek gjurmët meteorike të bendit përmes këngëve të tyre ikonike dhe zërit revolucionar të artistit. Ata arrijnë sukses të pashembullt, por në një kthesë të papritur, transmenton gazeta "Zëri".

“Freddie, i rrethuar nga ndikimet më të errëta, largohet nga ‘Queen’ në ndjekje të karrierës së tij solo. Duke vuajtur shumë pa bashkëpunimin me ‘Queen’ ai arrin të bashkohet me shokët e grupit të tij vetëm në kohëra të vështira të jetës, ndërsa me guxim përballet me një diagnozë të kohëve të fundit të AIDS-it. Freddie udhëheq grupin në një nga koncertet më të mëdha në historinë e muzikës rok”, shkruan “The Guardian”.

Filmi “Bohemian Rhapsody” mblodhi turma të mëdha të shikuesve, pavarësisht komenteve të përziera nga kritikët. Filmi ka një rezultat prej 60% në “Rotten Tomatoes” dhe disa kritika kanë qenë për marrjen e filmit me jetën e Mercuryt dhe të seksualitetit.

Mediet shkruajnë se shikueshmëria e "Bohemian Rhapsody" gjatë fundjavës ka marrë vëmendjen kryesore prej të gjitha zhvillimeve në Hollywood. Përveç tij, edhe filmat, si: “A Star Is Born”, “Venom” dhe "Halloween" ndihmuan në vendosjen e një rekordi të biletave në tetor, një rritje prej 10,7% nga e njëjta pikë vitin e kaluar, sipas “comScore”.

Shefi i shpërndarjes për “Fox”-in, Chris Aronson, ka thënë se mendojnë që kanë bërë një punë vërtet të mirë në këtë drejtim. Projekti filmik për grupin legjendar “Queen” ka vite që ka nisur i shoqëruar me ndryshime regjisorësh e aktorësh. Nga publikimi i parë i trilerit për filmin "Bohemian Rhapsody" shihet një Rami Malek i ndryshuar si Fredie Mercury.

Filmi ka filluar të shfaqet në kinema në nëntor. Shitjet e biletave bëhen të premten deri të dielën në kinematë amerikane dhe kanadeze, sipas “comScore”. Ky film po shfaqet edhe në Kosovë. Atë mund ta shikoni në rrjetin e kinemasë austriake “Cineplexx” çdo ditë gjatë kësaj jave. Zëri