Arti i përpunimit të fotografisë nga Kushtrim Kunushevci

Kultura November 05, 2018 - 16:09

Fotografitë më të bukura që shihni nëpër media, rrjete sociale apo galeri nuk janë gjithmonë produkt vetëm i dorës që i shkrep, fotografit. Shumë prej tyre i nënshtrohen procesit të përpunimit, që njihet si “retouch”. Një artist kosovar që merret me përpunimin e fotografive dhe përpiqet të nxjerr në dritë versionin më të mirë të tyre është edhe Kushtrim Kunushevci. I rritur në Berlin të Gjermanisë, Kushtrimi punon si “retoucher” tash e disa vite, shkruan zeri.info.

Puna e tij është ekspozuar në mediume prestigjioze si VOGUE Portugal, VOGUE Ukraine, VOGUE Japan, GQ Portugal Cosmopolitan Vietnam, Cosmopolitan Serbia, ELLE Slovenia, Harper's Bazaar Turkey, Harper's Bazaar Vietnam, Harper's Bazaar Greece, L'Officiel Ukraine, e të tjera si dhe bashkëpunon me fotografë të njohur ndërkombtarisht.

Për të gjitha këto kompani dhe mediume të suksesshme Kunushevci punon nga Kosova. Për të përcjell nga afër punën e tij mund t’i hidhni në sy faqes së tij në Instagram:

 

 

Image
Image
Image
Image