'Twilight' rikthehet për dhjetëvjetor

Kultura November 04, 2018 - 15:47

Filmi “Twilight” u rikthye në kinematë e SHBA-së në 450 salla, për vetëm dy ditë, për nder të 10-vjetorit të tij. Filmat i kanë kaluar 10 vjet qëkur “Twilight” u shndërrua në sukses dhe një fenomen kulturor. I bazuar në librin me të njëjtin titull të Stephenie Meyer, “Twilight” u bë njëri prej sukseseve më të mëdha të vitit 2008 dhe vijon të jetë njëri ndër të fokusuarit te femrat me më shumë sukses në të gjitha kohërat, transmeton mediumi prestigjioz “The Guardian”. “Nuk kam fuqi të largohem më”, i thotë Edward Bellës në pjesën e parë të filmit “Twilight”. “Ti je si një lloj i veçantë i heroinës për mua”, me këto fjalë filmi është bërë atraksion për të gjitha vajzat adoleshente. Filmi “Twilight” u bë fenomen kulturor, i cili sipas medieve të huaja ka ndryshuar rolin e grave në kinematografinë ndërkombëtare. “Historia e dashurisë së Bellas dhe Edwardit ka qenë magjepsëse dhe zemërimtare përreth globit që nga publikimi i parë i librit në vitin 2005, por me të vërtetë u shpërthye në skenën e kulturës pop dhjetë vjet më parë me adaptimin e filmit nga Catherine Hardwicke”, deklarohet për “The Guardian” drejtori i filmit, Catherine Hardwicke, transmeton zeri.info.


“Suksesi i ‘Twilight’-it si një ekskluzivitet i synuar për gratë e reja thuhet në medie se ka arritur t’i bëjë disa të mira. Ai ka larguar mitin se tregimet për gratë nuk mund të realizoheshin mirë, megjithëse nuk mjaftonte që gratë luftojnë për përfaqësim të barabartë në ekran”, ka thënë për “The Guardian” profesor Christine Seifert. “Mendoj se trashëgimia e ‘Twilight’-it është pozitive për lexuesit e rinj, për të ardhmen e projekteve të drejtuara nga femrat”, ka thënë Christine.

 “Twilight” në vitin 2008 bëri që studiot e Hollivudit t’i përkrahin dhe t'u kushtojnë vëmendje filmbërëseve të reja. “Twilight” ka fituar shumë çmime. Në mesin e të cilëve edhe çmimet “Filmi më i mirë”, “Aktorja më e mirë” dhe “Puthja më e mirë” në “MTV Awards”. D. E.