Rriten pagat e krijuesve, performuesve dhe punëtoret profesionalë të trashëgimisë kulturore

Kultura November 01, 2018 - 16:18
Lexo tjera detaje

Nga sot edhe zyrtarisht krijuesit dhe performuesit e kulturës si dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore do të gradohen dhe do të marrin pagat e tyre me rritje për 50 për qind, bëri të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi për media, transmeton Koha.net.

Ata sot kanë nënshkruar kontratat e reja në bazë të rregullores së re, e cila parasheh rritjen e pagave për këto kategori.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi me këtë rast ka vlerësuar se përveç faktit të një trajtimi dinjitoz dhe meritor të punonjësve të këtyre fushave, kontratat e reja janë në kuadër të mbështetjes dhe përforcimit të kapaciteteve njerëzore.

Në emër të përfaqësueseve të institucioneve vartëse të MKRS, Semira Latifi falënderoi ministrin Gashi për realizimin e premtimit të dhënë.

Image