Dalin në shitje biletat për super-komedinë kosovare “Diamanti”

Kultura October 23, 2018 - 10:28

Këtë të enjte, Cineplexx organizon eventin Premiere Night, me filmin e shumë përfolur kosovar,  Diamanti nga regjisori Genc Berisha.
Diamanti shtjellon rrugëtimin e tre gangsterëve të cilët detyrohen të vjedhin një diamant në këmbim për jetën e tyre.

Në rolet kryesore luajnë Armend Baloku, Besart Sllamniku, Luan Jaha, MAJK , Muhamed Arifi e shumë aktorë tjerë të njohur lokal.
 

Premiera e filmit do të mbahet të enjtën me 25 tetor, prej orës 19:00 në Cineplexx. Biletat mund t’i blini çdo ditë pas orës 15:00 në Cineplexx. 
Përveç premierës së filmit, Cineplexx në bashkëpunim me EMO dhe D’S Dalmat do të dhurojnë shumë shpërblime! 
Për më tepër informata rreth eventit, klikoni këtu: www.cineplexx-ks.eu