Nis konferenca shkencore “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në 550 - vjetorin e vdekjes”

Kultura October 16, 2018 - 10:13
DETAJET

Po mbahet këtë të marte në Prishtinë konferenca shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në 550 - vjetorin e vdekjes”, shkruan “Zeri.info”.

Drejtori i Institutit të Historisë “Ali Hadri” Sabit Syla, duke folur për rolin historik të Skënderbeut hapi punimet e kësaj konference.

“Kujtimi i Skënderbeut jetoi jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi, por vepra dhe figura e tij mori përmasa me rëndësi evropiane. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shtetit, spikatën edhe në marrëdhëniet me botën e jashtme. Përveç krijimit të marrëdhënieve me shtetet e sferës perëndimore, edhe me shtetin osman ka përfunduar dy marrëveshje, njëra në vitin 1460 dhe tjetra 1463. Ndërkohë pas luftës për qytetin e Dejës në tetor të vitit 1448 u nënshkrua traktati i paqes me Venedikun. Ky është traktati i parë që njohëm deri tani ku lidhja shqiptare del si subjekt i pavarur në marrëdhëniet ndërkombëtare”, u shpreh Syla.

Rikujtojmë se gjatë këtij viti po vazhdojnë të mbahen një varg aktivitetesh për nder të heroit kombëtar. /Zëri