Serialet më të mira të momentit nga Netflix

Kultura October 14, 2018 - 18:13
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Netflix ka investuar biliona dollarë në prodhimin e përmbajtjes origjinale për platformave e tyre. Më poshtë po radhisim disa nga seritë më të pëlqyera prej publikut.

House of Cards

“House of Cards” është një version i ri i i klasikut britanez, ku tregohet historia e një anëtari të kongresit që bashkëkomploton me gruan e tij për tu hakmarrë ndaj njerëzve që e tradhëtuan. Akuzat për Kevin Spacey-n bënë që ai të përjashtohej prej serialit gjatë sezonës së fundit, që fillon me 2 nëntor dhe të zëvendësohet prej kolegut të tij Robin Wright.

Stranger Things

Me një vlerësim prej 8.9 në IMDB, seriali i Duffer Brothers u bë shumë shpejt një hit i madh duke u ndërlidhur nostalgjinë për vitet e 80′-ta dhe historisë me fëmijë në rrezik.  Sidomos sezona e dytë e serialit, është e mbushur me referenca të retro kult filmave si Stand by Me, Aliens e Star Wars.

The Crown

Drama mbretërore e Netflix konsiderohet si një prej serive origjinale më të arritura. Me një aktorësh briliant dhe e zhvilluar me shumë delikatesë nga krijuesi Peter Morgan, u bë shumë shpejt një nga prurjet më të rëndësishme për kompaninë.  Me aktoret Olivia Colman dhe Helena Bonham-Carter në rolet kryesore, “The Crown” premton shumë për sezonat e ardhshme.

BoJack Horseman

Një TV show i animuar për një kalë depresiv i cili është një i famshëm i kategorisë C, që po përpiqet të ripërtrijë karierën dhe jetën e tij. I krijuar prej Raphael Bob-Waksberg, tani në sezonën e pestë, adhurohet për reprezentimin e sëmundjeve mentale, marrëdhënieve abusive dhe për mënyrën e kujdesshme më të cilën kritikoi lëvizjen  #MeToo.

Orange is the New Black

Një nga origjinalët e parë të Netflix, dramedia e burgut të Jenji Kohan, me një kast aktoresh latine dhe me ngjyrë, bëri revulucion në këtë aspekt. Shikuesit e panë shpejt që heroina e ngjarjes nuk ishte atraksioni kryesor i serisë, edhepse ngjarja trajton fatin e Piper Chapman, që detyrohet të vuajë burgun si pasojë e të kaluarës së saj me ish të dashurën e saj trafikante droge.