Dren Abazi argëton me muzikë dëgjuesit e 'Radio Prishtinës'

Kultura October 09, 2018 - 16:28

Pasditen e kësaj të marte në “Drive Time me Shukin” muzikanti Dren Abazi po ndanë me dëgjuesit e “Radio Prishtinës” disa nga këngët e tij të preferuara.

Ai ka përpiluar një listë të këngëve të cilat i rekomandon të dëgjohen dhe arsyet do t’i shpalos pas pak në “Radio Prishtina”. Lista e tij ka nisur me grupin “The Beatles” dhe këngën “I Want You”. Siç është shprehur Abazi, sipas tij grupi “The Beatles” është një nga grupet më të mira të të gjitha kohërave.

Përveç këngëve të zgjedhura nga ai vet, Dren Abazi do të bashkëbisedojë me moderatorin e “Radio Prishtinës”, Shukin për aktivitetet e tij si dhe skenën muzikore në vend. Zëri