Premiera e 'The Brave', një film me në qendër Lazaratin

Kultura October 03, 2018 - 19:38
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Një aksion-thriller i bazuar në ngjarje të jetës së vërtetë në Europë, e më specifikisht në zemër të Shqipërisë, i ofron shikuesit një udhëtim mes botës së narkotrafikut dhe krimit, në Lazarat.

Ky është filmi “The Brave”, i cili vjen premierë që prej 4 tetorit, e që shtrihet në rrjetin e të gjitha kinemave në Shqipëri dhe Kosovë.

Ngjarjet e zhvilluara në Shqipëri vijnë në një produksion “Hollywood”-ian, me aktorë të njohur amerikanë dhe shqiptarë.

Nën regjinë e William Kaufman, te “The Brave” përfshihen në role Arman Assante, Louis Mandylor, Gosha Kutsenko, Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Salsano Rrapi etj..

Bashkëpunimi mes produksionit të “A3 Amigos” dhe “Mercury Film Production” sjell në Shqipëri eksperiencën filmike të Kaufman, i njohur për punën e tij në krijimin e filmave aksion në studiot më të mëdha të “Hollywood”-it, apo edhe për tituj si “The Hit List” apo “Sinner and Saints”.

Aksioni me në qendër Shqipërinë, “The Brave” vjen nën distribucionin zyrtar të “DigitAlb”, premierë prej 4 tetorit. /Tch