Cineplexx sjellë eventin “Premiere - Venom” me shpërblime dhe aktivitete! (Foto)

Kultura October 02, 2018 - 16:36

Edhe këtë javë, Cineplexx do të organizojë event shumë atraktiv për të gjithë adhuruesit e filmit. Njëkohësisht, dhuratat dhe shpërblimet nuk do të mungojnë edhe në eventin e dedikuar për filmin Venom.

 

Sezona e vjeshtës ka filluar me filma shumë të suksesshëm si: The Nun, Johnny English 3 (dy filma që thyen rekorde të shikueshmërisë) e shumë të tjerë.

Me 4 tetor, pjesë e kësaj liste i shtohet edhe Venom. Ngjarja zhvillohet kur Eddie Brock merr fuqitë e një simbioze, dhe ai do të duhet të lirojë alter egon e tij "Venom" për të shpëtuar jetën e vet.

Image

I portretizuar nga aktori fantastik, Tom Hardy, Venom nuk është thjeshtë një film superhero. Fillmisht, Venom, në historinë e Marvel, njihet në filmat e Spider-Man, si njëri prej armikëve të tij më të ligë. Filmi që arrin në Cineplexx këtë të enjte, ka të bëjë me storjen, apo fillimin e këtij karakteri ku pasqyron fuqitë e personazhit në fjalë.

Image

Filmi do të jetë premierë me 4 tetor në Cineplexx. Përveç kësaj, do të ketë edhe shumë shpërblime të ndryshme si:

2 ora Police nga Emo Watches 
6 libra (comic books) nga Marvel 

Image

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit dhe orareve të filmit klikoni këtu: