Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në 'Eurovision 2019'

Kultura September 20, 2018 - 10:39

Shqipëria e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e radhës të festivalit të këngës evropiane “Eurovision” për vitit 2019.“Eurovision Song Contest” do të mbahet në Izrael në majin e vitit të ardhshëm, pasi përfaqësuesja e Izraelit triumfoi në edicionin e shkuar të këtij festivali. Shteti shqiptar e ka konfirmuar pjesëmarrjen për vitin e ardhshëm, ndërsa kënga përfaqësuese si gjithmonë do të jetë kënga fituese e Festivalit të RTSH-së, i cili mbahet në muajin dhjetor. Radiotelevizioni Shqiptar ka hapur aplikimin, por nuk ka një datë të caktuar deri kur mund të aplikohet me këngën që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Izrael. 

Rikujtojmë se Shqipëria ka debutuar në “Eurovision” nga viti 2004, ndërsa rezultatet më të mira i kanë shënuar artistët Rona Nishliu, Anjeza Shahini dhe Eugent Bushpepa. Radhitjen më të lartë e arriti Rona Nishliu me këngën “Sus”. Muzikantja nga Kosova zuri vendin e pestë në edicionin e vitit 2012, i mbajtur në Azerbajxhan. Zëri