Eros Ramazotti vjen në Shkup

Kultura September 13, 2018 - 09:27
Lexoni detajet

Në kuadër të turneut të tij botëror “Vita ce n’e”, i cili do të përfshijë të gjitha kontinentet, Eros Ramazzotti më 30 shtator do të mbajë koncert në “VIP Arena”, në Shkup.

Koncertet dhe shfaqet e tij janë të njohura si më emocionueset në histori të muzikës pop. Ramazzotti në Shkup do të vijë me produksionin e tij dhe Maqedonia do ta ketë mundësinë t’i shohë 100 për qind përjetimet nga koncertet e Eros Ramazzotti.

Koncerti i Ramazzottit në Maqedoni do të jetë më ekskluzivi në Evropë, siç ishte koncerti i Stingut, duke pasur parasysh edhe kapacitetin e sallës. Detajet tjera rreth këtij koncerti do të dalin më vonë.

Eros Ramazzotti është një muzikant, këngëtar dhe tekstshkrues italian. Ai është shumë i njohur në Itali e në vendet evropiane dhe në vendet ku flitet gjuha spanjolle përgjithësisht. Ai shumicën e albumeve i ka publikuar në gjuhën italiane dhe në atë spanjolle.

Repertuari i tij përfshin duete me këngëtarë, si: Cher, Tina Turner, Andrea Bocelli, Anastasia, Julio Iglesias, Luciano Pavaroti, Laura Pausini e Ricky Martin./Zëri