Me 9 shtator mbahet ‘Street Party’ i parë në Prishtinë, do të ketë muzikë, art dhe inovacion!

Kultura September 07, 2018 - 19:15

Nën patronatin e Komunës së Prishtinës, me 9 shtator (e diele) duke filluar nga ora 13:00 deri në orën 23:00, Next Level në bashkëpunim me kafet e vogla: Etno, Che Bar, Monroe, Large Bar, Trock, Lips dhe Annex, do të organizojnë “Street Party-n” e parë në Prishtinë, njofton GazetaBlic.

Në këtë “Steet Party” do të ketë muzikë, art e inovacion, derisa organizatorët kanë paralajmëruar se gjatë mbajtjes së saj do të bllokohet për qarkullim të mjeteve rruga “Fehmi Agani”.

E ftuar speciale në këtë ngjarje do të jetë HITO nga Japonia derisa nga muzika do të marrin pjesë edhe DJ Dagz, DJ PM, DJ Geek, D Master, Bannzz, Gesundheit, Funk OFF si dhe MiM.

Gjithashtu artistët dhe studentët do të mund ta shesin dhe ekspozojnë punën e tyre në kuadër të Open Gallery, e poashtu do  të ketë hapësirë edhe për Street Art me ç’rast rruga “Fehmi Agani” do të pasurohet me ngjyra, derisa bëhet e ditur se  për idetë dhe aktivitetet artistike është përkujdesur, Donat Rashica.

Sipas organizatorëve, në këtë ngjarje do të ketë hapësirë për vepra inovative ku edhe këta krijues do të mund të ekspozojnë dhe shesin punën e tyre.

Konkursi do të jetë i hapur deri me datën 7 Shtator dhe veprat më artistike dhe inovative do të përzgjidhen deri me 8 dhe 9 Shtator, gjatë eventit.

Kjo ngjarje përkrahet nga Win Music Freedom KS, Birra Peja,Vala, Frutti, Uji Akull, Jägermeister, Telegrafi.com, Radio Dukagjini.

Për anën kreative janë kujdesur ZYRE, VM3-D Line, Tretekatertat.

Image