Kultura

Albumi i Dua Lipës publikohet muajin tjetër

Albumi i Dua Lipës publikohet muajin tjetër
05 shtator 2018 • 09 : 20

Pritjes së adhuruesve të muzikës së këngëtares prishtinase me famë botërore Dua Lipës, siç duket po i vjen fundi. Vetë këngëtarja Lipa ka njoftuar përmes rrjetit social “Instagram” se albumi i saj i dytë do të publikohet gjatë muajit të ardhshëm. Lipa ka treguar se albumi publikohet më 19 tetor dhe se përmban tri këngë të reja shkruan sot gazeta "Zëri".

Bashkë me lajmin këngëtarja ka publikuar edhe ballinën e albumit, si dhe listën e plotë të këngëve që do të jenë pjesë e tij. Në anën tjetër dashamirët e muzikës së saj në internet po shprehin interesim më të madh për këngën “Kiss and make up”, të cilën kosovarja e sjell në bashkëpunim me “BlackPink”.

Rikujtojmë se albumi i parë i këngëtares titullohet “Dua Lipa” dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm. Këngët si “IDGAF” e “New Rules” pushtuan top-listat botërore, kurse vetë albumi u listua nga “Billboard”-i në mesin e 50-të më të mirëve të vitit 2017.

Publiku kosovar pati shansin ta dëgjojë nga afër këngëtaren Dua Lipa gjatë muajit të kaluar kur ajo organizoi në Prishtinë festivalin “Sunny Hill”, në kuadër të të cilit performuan disa muzikantë të nivelit botëror./Zëri/

© zëri.info