Cineplexx organizon eventin “The Meg – Premiere” (foto/video)

Kultura August 20, 2018 - 17:53
Lexo detajet

23 gushti do t’i përkushtohet filmit më të ri triller, për peshkaqenin Megalodon. 
Këtë të enjte, filmi “The Meg” me aktorët si Jason Statham, Ruby Rose , Bingbing Li etj., do të jetë njëri prej filmave premierë në Cineplexx. 


Kinemaja Austriake në Prishtinë ka përgaditur event special për premierën e këtij filmi, me plot aktivitete. 
Nga regjisori Jon Turteltaub, The Meg, i cili ka filluar të shfaqet nëpër disa vende të botës, po then rekorde shikueshmërie. The Meg tashmë ka grumbulluar 300 milionë dollarë globalisht. 

Image

Ngjarja e filmit zhvillohet me Jonas Taylor, i cili pasi i shpëtoi një sulmi nga një peshkaqen 21 metra të gjatë, duhet të përballet me frikën e tij për të shpëtuar të tjerët.
Filmi do të shfaqet në teknologjinë 2D dhe 3D. Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni KËTU. Përveç premierës, do të ketë edhe shpërblime nga Patos Kosova dhe Bo Cafe & Kitchen.

Image

Gjithashtu, të gjithë që posedojnë numër të Z-Mobile, mund të përfitojnë nga oferta 1+1. Për më tepër rreth ofertës me Z-Mobile klikoni KËTU (https://goo.gl/HRf4eJ)