“Bini” nominohet në “Student Academy Awards”

Kultura August 16, 2018 - 09:17

Akademia “Student Academy Awards” ka publikuar listën e finalistëve të zgjedhur për këtë vit e në mesin e tyre është edhe një film që rrëfen një histori Kosove. Bëhet fjalë për filmin “Bini” të regjisorit Erblin Nushi shkruan sot gazeta "Zëri". 

 Lajmin se ky film është në mesin e finalistëve e ka dhënë vetë regjisori. Në rrjetin social “Facebook” ai është shprehur se ky lajm e ka gëzuar shumë. “Kjo është për të gjithë ata që kanë humbur jetën gjatë luftës. Për të gjithë ata zëra të padëgjuar dhe për ata fëmijë jetët e të cilëve janë ndikuar nga veprimet e atyre e që na kanë dashur të vdekur. Kosovë, kjo është për ty”, ka shkruar Nushi në postimin e tij në “Facebook”.

Filmi “Blini” është i bazuar në një ngjarje të vërtetë. Saktësisht në përjetimet e vet regjisorit Nushi, i cili luftën e Kosovës e përjetoi si 6-vjeçar. Filmi shpalos përjetimet e vogëlushit, të familjes së tij dhe peripecitë që i kaluan si refugjatë në Shqipëri. /ZËRI/