Cineplexx organizon eventin 'The Equalizer 2 – Premiere' me shpërblime dhe aktivitete!

Kultura August 15, 2018 - 16:36

Cineplexx sërish organizon eventin "Premiere Night", këtë herë me premierën e filmit “The Equalizer 2”, nga regjisori i mrekullueshëm Antoine Fuqua. Edhe këtë herë, Cineplexx ka organizuar aktivitete të shumta për event, si dhe shumë shpërblime, shkruan zeri.info.

Në këtë event me 16 gusht, do të shfaqet filmi krim/aksion me aktorë të njohur si Denzel Washington, Pedro Pascal, Bill Pullman dhe Melissa Leo. Filmi është vazhdim i “Equalizer” dhe është i mbushur me skena aksion dhe triller. Filmi momentalisht ka një vlerësim prej 7.1 në IMDB, vlerësim i cili pritet të rritet pas fillimit të shfaqjës së filmit. Eventi do të fillojë prej orës 19:30 deri 23:00.

Image

Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shohim në Cineplexx, do të ketë shumë aktivitete.

Veçanërisht, Cineplexx në bashkëpunim me Sach Pizza dhe Patos do të shpërndajë shumë shpërblime gjatë natës.

Image

Ngjarja e filmit zhvillohet kur kur banditët vrasin Susan Plummer – shoqën më të mirë dhe ish kolegen e Robert McCall. Tani për hakmarrje, McCall duhet të marrë një ekuipazh të vrasësve të trajnuar të cilët nuk do të ndalen nga asgjë për t’i shkatërruar ata.

Image

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni KËTU.

Gjithashtu, të gjithë që posedojnë numër të Z-Mobile, mund të përfitojnë nga ofera 1+1. Për më tepër rreth ofertës me Z-Mobile klikoni KËTU