Shpend Ahmeti i dhuroi Dua Lipës çelësin e qytetit të Prishtinë

Kultura August 10, 2018 - 13:14
Lexo detajet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në zyrën e tij këngëtaren Dua Lipa, shkruan “Zeri.info”.

Ai i ka dhuruar këngëtares me famë botërore  çelësin e qytetit të Prishtinë. Kjo është hera e parë që ky çelës dhurohet dhe Ahmeti u zotua që kjo do të jetë diçka tradicionale.

Image

Dua e falënderoi kryetarin Ahmeti për përkrahjen dhe u shpreh se shpreson që festivali të bëhet një ngjarje e suksesshme.

Rikujtojmë se Dua do të interpretojë sonte në Parkun e Gërmisë në kuadër të ditës së parë të festivalit "Sunny Hill Festival" që do të mbahet më 10, 11 e 12 gusht. /ZERI