Dua Lipa tregon zemërgjerësinë e saj, ndan 100 mijë euro për bamirësi

Kultura August 08, 2018 - 20:11
Lexoni më shumë detaje

Të hollat që u mblodhën nga koncerti i mbajtur dy vite më parë nga këngëtarja Dua Lipa do të jepen për bamirësi, shkruan zeri.info.

Janë gjithsej 100 mijë euro që janë ndarë për 7 OJQ, 5 shkolla dhe disa aktivitete kulturore do të organizohen financuar nga ky fondacion.

Përfituesit e këtij fondacioni janë Ato janë: Shoqata e Autizmit, Doën Syndrome Kosova, ATOMI, Fondacioni Together, Care for Kosovo Kids, Pema dhe Handikos. Ky fondacion do të përkrah edhe festivalet DAM Fest,  Chopin Fest, Siparantum Quair,  Kamer Fest dhe teatrin "Dodona".

Pesë shkollat e përkrahura nga "Sunny Hill" janë shkollat e muzikës "Prenk Jakova", "Tefta Tashko", "Çesk Zadea", shkolla e muzikës në Gjilan dhe "Halit Kasapolli".

Dujagjin Lipa premtoi se gjatë vitit 2019 Fondacioni "Sunny Hill" do të organizojë disa aktivitete.

"Kemi disa plane që do t'i realizojmë vitin e ardhshëm me Komunën e Prishtinës", tha Lipa.

Rikujtojmë se "Sunny Hill" e ka marrë emrin nga lagjja ku dikur Dua Lipa banonte, "Bregu i Diellit. /Zëri/