Pamje nga aeroporti, kështu u duk Dua Lipa kur arriti në Prishtinë

Kultura August 08, 2018 - 17:14
Ja kush e shoqëroi këngëtaren

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot ka ardhur në Prishtinë për shkak të festivalit “Sunny Hill”, raporton “Zeri.info”.

Ky festival i cili do të mbahet tre ditë në parkun e Gërmisë, ka arritur të mbledh shumë emra të muzikës botërore.

Dua sot ka arritur në Prishtinë, ku përveç stafit atë po e shoqëron edhe i dashuri i saj, transmeton “Zeri.info”.

Kujtojmë se Dua Lipa në “Sunny Hill”, do të këndojë në natën e parë, pra më 10 gusht.

Ky festival do të zgjasë tre ditë nga 10 gushti deri më 12 gusht. /ZËRI/

Image

Image

Image